Sot shkarkimi i nënkryetarit të KLD

cefaKërkesa e firmosur nga 39 deputetët e mazhorancës për shkarkimin e zëvendës.kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pritet të shqyrtohet sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Kreu i Komisionit të Ligjeve ka ftuar dy anëtarët e KLD, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj të marrin pjesë në mbledhje.

Katër ditë më parë, një grup prej 39 deputetësh paraqitën pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Sipas njoftimit të bërtë publik nga Kryesia Kuvendit kryeparlamentari, Ilir Meta ka njoftuar zotin Elvis Çefa dhe zotin Lulzim Lelçaj për paraqitjen e kërkesës për shkarkim, e cila ndërkohë i është përcjellë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për vijimin e procedurave përkatëse parlamentare.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment