Sot Milan-Juventus, Inzagi kundër Alegrit

milanJava e tretë në Serinë A sjell një nga përballjet më interesante, i quajtur ndryshe derbi i Italisë. Milan-Juventus vjen këtë sezon me plot risi. Në kampin kuqezi është një trajner që e njeh mirë filozofinë e klubit. Filipo Inzagi ka luajtur me të dyja skuadrat, por natyrisht, sukseset i ka me Milanin. Edhe pse një nga ndeshjet më të rëndësishme për të, Inzagi ruan qetësinë dhe beson në faktorin “San Siro”. SuperPipo u bën thirrje tifozëve kuqezi ta mështesin sot. Pritet edhe debutimi i Torres, gjithnjë nëse mjekët do të japin miratimin. Në dy ndeshjet e para, si Milani dhe Juventusi, kanë marrë pikët e plota.

Në kampin tjetër, atë bardhezi, Masimiliano Alegri rikthehet në “San Siro”, por si kundërshtar. Ai e di mirë që edhe mund të vërshëllehet, por nuk i kushton vëmendje, mjafton që Juventusi të fitojë. Te kuqezinjtë Alegri qëndroi 3 vjet e gjysëm, por nuk ariti dot t’i japë trofe Milanit. Pirlo nuk është rikuperuar, por të paktën është gati Vidal. Alegri s’ka vendosur ende nëse do ta hedhë nga minuta e parë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment