Sot dita pa makina, Bashkia e Tiranës fton qytetarët në garën më biçikleta

bashabiciklete22 shtatori është caktuar si dita pa makina. Prej disa vitesh është kthyer në një nismë, ku të gjithë qytetarët duhet të aktivizohen për uljen e ndotjes së ajrit, por në Tiranë nuk reskpetohet.

Tirana cilësohet si një prej kryeqyteteve më të ndotura në Europë, për sa i përket cilësisë së ajrit dhe nivelit të lartë të grimcave të pluhurit në atmosferë.

E megjithatë në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve, Bashki e Tiranës do të organizojë disa aktivitete edukative, mes të cilave dhe garën me biçikleta.

“Me rastin e “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës dhe Ecovolis do t’a kulmojnë punën e tyre të kësaj jave me disa aktivitete mjedisore-edukative, gjatë ditës së hënë 22 shtator, që tashmë njihet si “Dita Europiane pa makina”.

Në 22 shtator, ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e një eventi që synon të evidentojë traditën dhe të nxisë të ardhmen, përreth një mjeti të përbashkët miqësor me mjedisin dhe të shëndetshëm, siç është biçikleta. Çdo qytetar që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e konkursit. Çdo fëmijë që e ka një biçikletë mund të bëhet pjesë e garës” thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Ja axhenda e aktiviteteve të Bashkisë për “Ditën pa makina”

1. “Gara e Vogëlushëve”-Eventi do të zhvillohet nga ora 18.00 – 19.00.

• 18-18.30 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve
• 18.30-19.00 do të zhvillohen 3 garat e 3 grupmoshave
• 19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve

*Për çdo grupmoshë do të jepen si çmim 2 biçikleta, 1 për djalin dhe 1 për vajzën që mbërrin i/e pari/a

Fëmijët që do marrin pjesë do të jenë të moshave nga 4 deri 13 vjeç, të ndarë në grupe si më poshtë. Çdo grupmoshë do të garojë si një grup më vete:

• Grupi 1 – Mosha 4 – 6 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 14” për një gjatësi prej 630m
• Grupi 2 – Mosha 6 – 9 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 18”për një gjatësi prej 1200m
• Grupi 3 – Mosha 10 – 13 vjeç do të garojnë me biçikleta deri 24”për një gjatësi prej 1200m

Për mbarëvajtjen e eventit fëmijët duhet të paraqesin një dokument çfarëdo për të vërtetuar moshën.

Pikat e grumbullimit për grupet përkatëse do të jenë :

• Trotuari para Bashkisë së Tiranës
• Lulishtja para Muzeut Kombëtar

2. Konkursi “Biçikleta e Tiranës”

Eventi do të zhvillohet nga ora 17.00-19.00 përballë Muzeut Kombëtar nën kujdesin e ekipeve të Bashkisë së Tiranës dhe Ecovolis :

• 17.00-18.00 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve
• 18.00-19.00 do të zhvillohet ekspozimi, dhe vlerësimi nga komisioni Ecovolis + Bashki
• 19.00 do të kryhet dhe ndarja e çmimeve sipas kategorive

Biçikleta më e vjetër – Cruiser
Biçikleta shpejtësie– Course
Biçikleta mali – MTB
Biçikleta qyteti – City

Vlerësimi i biçikletave do të bëhet mbi bazën e këtyre kritereve:

• Cilësia e prodhimit
• Mirëmbajtjangazotëruesi
• Modifikimet e kryera

Shënim: Për kategorinë 1, konkuruesit duhet të paraqesin dhe material vërtetuese për moshën e biçikletës (faturë ose fotografi te vjetra, etj).

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment