Soçi, samiti i radhës Putin-Erdogan-Ruhani mbi Sirinë


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Al Jazeera”

Presidenti rus Vladimir Putin, po organizon sot një samit tre-palësh me homologun e tij turk dhe atë iranian në qytetin rus të Soçit, buzë Detit të Zi. Takimi i sotëm ndërmjet Putinit, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe atë iranian Hasan Ruhani, do të fokusohet në zgjidhjen afatgjatë të krizës siriane, konfirmoi Kremlini nëpërmjet një deklarate për mediat.

Por të 3 udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu edhe për projektet dhe koordinimin mes tyre në arenën ndërkombëtare. Sipas burimeve zyrtare,në kuadër të samitit, të 3 liderët do të zhvillojnë edhe takime të veçanta.

Samiti është i katërti i këtij lloji që kur Putin, Ruhani dhe Erdogan u takuan për herë të parë në Soçi në vitin 2017. Të treja shtetet, i referohen vetes si “vende garante”, duke pretenduar se luftojnë për sigurimin e paqes në Siri.

Në dhjetorin e vitin 2016, ato ndërmjetësuan një armëpushim, duke ngritur të ashtuquajturat “zona të de-përshkallëzimit” në vendin e shkatërruar nga lufta. Bisedimet mbi Sirinë, zhvillohen paralelisht me bisedimet e Gjenevës të organizuara nga Kombet e Bashkuara.

Por Rusia nuk u zë besë negociatave të organizuara nga Perëndimi. Të mërkurën, Moska refuzoi pjesëmarrjen në një konferencë mbi Lindjen e Mesme të organizuar nga Shtetet e Bashkuara në Varshavë të Polonisë, një vend anëtar i NATO-s.

Ministria e Jashtme ruse, tha Moska sheh me shqetësim “përpjekjet e SHBA-së për të imponuar interesat e saj të njëanshme gjeopolitike, përmes nismave që paraqiten si një qëndrim i të gjithë bashkësisë ndërkombëtare”.

Edhe Irani kritikoi Shtetet e Bashkuara, për kërkesën e saj zyrtare që Teherani të tërheqë trupat e veta nga Siria. “Komploti i shteteve të mëdha si SHBA-ja,. nuk do të ndikojë në politikat tona”- tha presidenti iranian Hasan Ruhani për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.

Bisedimet e sotme në Soçi, në nivelin e tyre më të lartë, u paraprinë nga një takim midis ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, dhe homologut të tij turk, Hulusi Akar, të hënën në kryeqytetin turk, Ankara.

Shoigu dhe Akar, u shprehën se duhet të koordinojnë lëvizjet e tyre të ardhshme në Siri, duke zgjidhur disa çështje të mbetura përpara takimit të sotëm. Rusia dhe Turqia, kundërshtojnë ashpër praninë ushtarake amerikane në Siri, dhe po koordinojnë veprimet e tyre përpara tërheqjes së planifikuar të trupave nga ana e Uashingtonit.

Irani dhe Rusia, janë aleatë të ngushtë të presidentit sirian Bashar Al-Asad, ndërsa Turqia mbështet opozitën. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha javën e shkuar se Rusia kërkon nga Turqia të bëjë më shumë për të luftuar luftëtarët rebelë në provincën e Idlibit në Siri, dhe të përmbushë premtimet e bëra, si pjesë e një marrëveshjeje me Moskën vitin e kaluar.

Turqia dhe Rusia, ndërmjetësuan një marrëveshje shtatorin e vitit 2018, për të krijuar një zonë të ç’militarizuar në rajonin veriperëndimor Idlib, që do të zbrazej nga të gjitha armët e rënda dhe luftëtarët e opozitës.

Marrëveshja, ndihmoi në shmangien e një sulmi qeveritar në zonë, bastioni i fundit i madh i kundërshtarëve të Asadit. Zakharova tha se situata atje po përkeqësohet me shpejtësi, dhe se rebelët po përpiqen të vendosin nën kontroll të gjithë zonën e de-përshkallëzimit.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment