Bullgaria i kthen refugjatët sirian në Turqi

sirianeOrganizata Human Rights Watch (HRW) akuzoi Bullgarinë për sjellje jo të hijshme ndaj refugjatëve sirian.

Në raportin e HRW, e cila bazohet në deklaratat e refugjatëve sirian, thuhet se policia kufitare Bullgare, në tre raste të ndryshme, ka kthyer së paku 43 shtetas Sirian në Turqi, dhe se disa prej tyre edhe janë keqtrajtuar fizikisht.

“Maltretimi fizik i njerëzve dhe detyrimi i dhunshëm që të kthehen në kufi është plotësisht sjellje e gabuar dhe nuk është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian, patjetër duhet hapur dyert refugjatëve sirianë dhe të vendeve tjera dhe të ushtrohet presion mbi Bullgarinë për të ndaluar sjelljen jo të hijshme” tha Lydia Gall, studiuese në HRW për Evropën Lindore dhe Ballkanin.

Incidenti i dytë ndodhi me 30 gusht, kur policia burgosi 15 sirian dhe për tre orë i rrahu, e më vonë përsëri i ktheu në Turqi

Incidenti i tretë ndodhi me 7 shtatorë. Kësaj radhe policia kufitare bullgare konfiskoi para, celulare, ushqimin dhe ujin e refugjatëve sirian, që gjithsej ishin 16 persona, në mesin e tyre 5 fëmijë. Pasi që janë rrahur, refugjatët u kthyen në mal në afërsi të kufirit turk, ku nga të shtënat në ajër të policisë refugjatët u detyruan të kthehen në Turqi.

Lydia Gall theksoi se Bullgaria, në vend që ti mbroj refugjatët, konsideron se mund ti dëboj ata duke i keqtrajtuar dhe frikësuar.

Gall kërkon nga komisioni Evropian që të hetoj këto raste dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që këto raste të mos përsëriten.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment