Skocezët i thonë jo pavarësisë

skoci2Skocezët i thanë “jo” pavarësisë gjat referendumit historik ku u regjistrua një pjesëmarrje masive.

Fitorja e sigurt e “jo”-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe. “Jo”-ja morri 55,2 për qind të votave dhe “po”-ja 44,85 për qind.

Rezultati ishte një zhgënjim i madh për kryeministrin rajonal gjysmëautonom, Alex Salmond, i cili kishte arritur një mbështetje spektakolare në fund të fushatës, por nga ana tjetër ishte një lehtësim i madhe për shefin e qeverisë qendrore David Cameron, i cili ndihej i “përhumbur” ndaj prespektivës së shpërbërjes së Britanisë së Madhe.

Alex Salmond, 59 vjeç, pranoi humbjen rreth orës 6:00 me orë lokale (5:00 GMT) në një deklaratë publike në Edimburg

Submit a comment