Skllavëri moderne në uzinat e elektronikës

skllaveriRreth një e treta e 350 mijë punonjësve të industrisë elektronike në Malajzi, furnizues i markave gjigante, punojnë në kushte pranë skllavërimit modern, raportoi një studim i publikuar sot.

Të paktën 28 për qind e punonjësve në uzinat e elektronikës, në veçanti punonjës imigrantë që vijnë nga zona të varfëra të këtij rajoni në juglindje të Azisë, kanë hyrë në një spirale skllavërie dhe janë të të paaftë të rimbursojnë borxhet e marra tek rekrutuesit e tyre, tregohet në këtë studim të realizuar nga OJQ-ja ameikane “E Vërteta”, e specializuar në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.

“Raste të shumta pune të detyruar u zbuluan në rajonet kryesore, në sektorin elektronik, mes punonjësve të huaj, si meshkuj dhe femra”, tregon studimi i bazuar në intervista të zhvilluara me më shumë se 500 persona.

“Ky rezultat tregon se puna e detyruar është e përhapur në industrinë elektronike në Malajzi, dhe se nuk bëhëhet fjalë për raste të izoluara”, thekson studimi i OJQ-së, e financuar nga qveria amerikane, që ndalon importimin e mallrave të prodhuara nga punonjës të detyruar.

Uzina malajziane të elektronikës janë furnizues të rëndësishëm për firmat ndërkombëtare si “Apple”, “Samsung” dhe “Sony”.

Suksesi i sektorit elektronik në këtë vend relizohet pjesërisht në kuriz të punonjësve të varfër dhe pa mbështetje që vijë nga vende si Indonezia, Nepali, India, Vietnami, Bangladeshi dhe Birmania, sipas të njëjtit burim.

Një shfrtëzim i tillë i fuqisë punonjëse vjen fillimisht nga pagesat shumë të larta që kërkohen nga rekrutuesit ndaj këtyre personave të detyruar të hyjnë në borxhe për të paguar këto shuma.

Për më tepër, 94 për qind e punonjësve imigrantë të pyetur deklarua se pasaportat e tyre ishin konfiskuar, 71 për qind e tyre pohojnë se e kanë të pamundur t’i rimarin, ndërsa 38 për qind e punonjësve imigrantë tregojnë se janë të detyruar të flenë në dhoma të vogla ku ngjeshen më shumë se tetë persona.

“Fakti që nuk na kthejnë pasaportat tregon as më shumë as më pak që bëhet fjalë për skllavërim modern”, deklaron një birman i cituar në këtë studim.

Asnjë zëdhënës i qeverisë malajziane as përgjegjës të shoqatave të fabrikuesëve kryesorë elektronikë në këtë vend nuk ishin të diponueshëm të reagonin.

Malajzia, në vend me 28 milionë banorë, është relativisht më e zhvilluar në raport me fqinjët e saj, por shpesh e kritikuar nga OJQ-të që mbrojnë të drejtat e punonjësve për trajtimin jo të përshtatshëm që kryeht ndaj punonjësve imigrantë, të cilët janë rreth katër milionë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment