Skënderbeu mposht 2-0 Kukësin, vendosin Sefa dhe Progni

SKENDERBEUKampionët në fuqi të Skënderbeut janë rikthyer te fitorja. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka mposhtur sot 2-0 Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superligës Shqiptare. Ndeshja ka folur e gjitha për korçarët të cilët luajtëm më mirë në këtë takim dhe u shpërblyen me një fitore të pastër. Arbitëri, Enea Jorgji nuk i ka kursyer kartonët e shumtë të verdhë, madje edhe një të kuq, pasi ndeshja ka patur edhe shumë tension.

Në pjesën e parë, verilindorët mendojnë më së shumti të mos pësojnë gol, ndërsa duan të dilnin shpejt në kundërsulm, por Skënderbeu ishte i vendosur mjaft mirë në fushë, duke rrezikuar në disa raste. 0-0 mbyllet pjesa e parë për të kaluar në të dytën e cila pati më shumë histori.

Minuta e 65-të ka sjellë golin për kampionët e vendit në fuqi. Krosimi i Vangjelit ka gjetur kokën e Fatjon Sefës, i cili, i pambuluar në qendër të prapavijës mike, nuk fal dhe e dërgon topin në rrjetën e Halilajt. 1-0 dhe Skënderbeu merr zemër.

Për të vulosur takimin, ka menduar ish lojtari i Kukësit, Gerhard Progni i cili ka shënuar një supergol, duke gjunjëzuar përfundimisht kuksianët. Dy humbje radhazi të kuksianëve me dy rivalë për titull si Skënderbeu dhe Partizani duket se nuk do të kapërdihen lehtë nga drejtuesit, edhe pse kreu nuk është më larg se tri pikë.

Me fitoren e sotme Skënderbeu ngjitet përkohësisht në krye me 10 pikë duke ndarë vendin e parë me Partizanin dhe Tiranën, ku kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Kukësi nga ana tjetër mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment