Skandalet mediatike të Al Jazeera dhe The Independent

AljazeeraDy skandale mediatike goditën titujt e lajmeve përpara disa ditësh; një shumë i turpshëm, tjetri i zhytur në kundërpërgjigje.

Ditë më parë, një artikull i uebsaitit arabisht të Al Jazeera-s kundërshtoi vërtetësinë e videove të dy ekzekuitimeve të ISISit ku u vranë dy gazetarët amerikanë,  James Foley dhe Steven Sotloff.

Artikulli aludoi në “supozimin e prerjeve të kokave” dhe sugjeroi që Folley ishte gjallë (i strehuar në bodrumet e Pentagonit?) dhe që me shumë mundësi ka fabrikuar këtë video. Meqë artkulli nuk është përkthyer dhe ri-botuar në kanalin uebsait të Al Jazeera English, ku mbizotërojnë mendjet më profesionale dhe të arsyeshme, ishte detyra e Al Arabiya News të raportonte të nesërmen që ubsaiti i Al Jazeera-s pretendonte jo vetëm që videot ishin jo bindëse por me shumë mundësi të montuara nga prodhimet “Hollywood”. Qëllimi i supozuar ishte të krijohej nje klimë globale që do të justifikonte pushtimin Amerikan të Sirisë. Por forcat ajrore amerikane kishin filluar me kohë një serë sulmesh ajrore domethënëse kundër forcave të ISIS përpara se të postoheshin këto video dhe mundësia e sulmeve të ngjashme ajrore kundër përqëndrimeve të ISIS-it në Siri ishin konsideruar të mundshme që më përpara.

Që nga e diela, Agence France-Presse ( Agjensia mediative Franceze) raportoi nga Doha, Katari se Al-Jazeera e kishte tërhequr artikullin nga uebsaiti dhe rrjeti me bazë ne Katar. Lëshoi një deklaratë duke pranuar që kishte tërhequr raportin nga ubesaiti i versionit arabisht dhe e përshkroi atë si “jo korrekte”. Duke u bazuar tek deklarata, artikulli fliste rreth “dyshimeve që hodhën mediat sociale Amerikane mbi prerjet kriminale të kokave,” edhe pse artikulli origjinal në Al JAzeera-n Arabisht pretendonte se “aktivistë në mbarë botën po i shfaqnin zërat e tyre mbi dyshimet se pothuajse mund konfirmonin që dy videot ishin fallco.” Kjo lexohej (nënkuptohej) më shume si një konfirmim i akuzës për mashtrim se sa raportim i akuzës.

Megjithatë, Al-Jazeera deklaroi se kishte hequr artikullin ofendues për shkak se morën në konsideratë ndjenjat e familjeve të viktimave me të cilët ndanë pikëllimin e tyre dhe për të kërkuar falje që u shfaq në uebsaitin e Al-JAzeera-s Anglisht, sepse Al Jazeera dëshironte të ripërsëriste “pozicionin e mëparshëm duke dënuar rrëmbimin e dy gazetarëve dhe e konsideron  vrasjen e tyre si një krim të urryer.”

Pra, pyetja e vërtetë është pse një artikull i tillë duhet të ishte shkruajtur dhe pse mediat sociale e shpërndanë në masë akuzën për mashtrim? Kjo është e çuditshme, duke konsideruar ISIS-in, i cili ka një veprimtari mediatike shumë prodhimtare dhe shumë të efektshme që ka mbytur You Tube-in me video të ekzekutimeve në masë alla gangsterësh, dhe nuk i mohuan më parë videot e prerjes së kokave të Foley dhe Sotloff.

Ky është dëshmues i atij impulsi që mund të shfaqet kudo në shtypin arab, dhe është interesante, që është shpesh i pranishëm në Egjipt, të asaj që unë e quaj anti-amerikanizmi instiktiv. Tani, çdo lexues i rregullt i kesaj rubrike e di, që une kam qenë kritik në lidhje me politika të caktuara mizore të ndërmarra gjysmën e fundit të këtij viti të fundit nga Presidenti Obama dhe administrata e tij. Pra çfarë po them është : Nëse një zyrtar amerikan thotë që po bie shi jashtë, gazetari impulsiv anti-amerikan do të shikojë jashtë dritares, do të shikojë që vërtet po bie shi por raporton në gazetë, me bindje iluzionare, që është një ditë me shi.

Një javë skandalose

Po aq skandaloze ishte këtë javë edhe kundër deklaratat e shkëmbyera nga një prej gazetave më cilësore Britanike, The Indipendent, dhe gazeta saudite ‘Makkah’. Gazeta The Independent raportoi te hënën e kaluar se varri i Profetit Muhamed në Medine mund të shkatërrohej dhe mbetjet e Profetit do të zhvendoseshin në një varr anonim.

Pa dyshim që historia ka shqetësuar tmerrësisht, shumë Myslimanë  Britanikë, ku si shumica e Myslimanëve kudo në botë e çmojnë Profetin dhe nësë shkojnë për haxh ose umra, do të përpiqeshin të shkonin të vizitonin Xhaminë e Profetit në Medinë e cila edhe strehon varrin e tij.

Gazeta The Independent u akuzua nga Moëafeq al-Noëaysar nga zv.kryeredaktori i gazetës Meka, për keqinterpretim të historisë dhe duke e pretenduar atë si një ekskluzivitet të tyre. Al Arabiya News gjithashtu raportoi që Omar al-Mudhaëahi, gazetari Saudit e cili shkroi artikullin e gazetes ‘Makkah’ tha: Nësë ata insistojnë në vjedhjen e punës sime, të paktën të më lejojnë t’i ofroj ata me një përkthim të saktë… do të isha i lumtur t’ia ofroja.

Dy çështje u ngritën nga al-Noëaysar: E para është akuza ndaj The Independent për publikimin e këtyre ditëve ndaj një versioni anglisht të një artikulli që gazeta ‘Makkah’kishte bërë muajin e fundit, pa burimin e gazetës dhe duke e pretenduar atë si një ekskluzive të saj. Çështja e dytë sipas al-Noëaysar, është se artikulli jo vetëm ishte vjedhur por edhe keqpërkthyer; se artikulli i gazetës Britanike ndaj planeve për shkatërrimin e varrit dhe lëvizjen e mbetjeve të Profetit në një vend tjetër ishte jo korrekt, i gabuar. Në vënd të kësaj, al-Noëaysar thotë se gazeta e tij ishte duke raportuar mbi zërat për “izolimin” e varrit, dhe jo të shkatërrimit apo lëvizjes së Profetit, që doli në një publikim nga autoritetet fetare të përgjegjshme për xhaminë në Makkah dhe Medina.

The Independent pretendon se ajo nuk dinte rreth artikullit të ‘Makkah’por asaj i ishte dërguar një kopje e artikullit origjinal e shfaqur në të njejtën gazetë të cituar nga gazeta ‘Makkah’ dhe thanë se e dinin rreth ngjashmërisë së lajmit. Kjo është mjaft e besueshme meqë thenie të tilla mund të jenë në përputhje me interpretimin e rreptë të ligjit fetar nga ulema saudite në të shkuarën, ku asnjë vend i shenjtë ose strukturë e çdo lloji, nuk duhet të ngrihet mbi varreza. Përsëri, gazeta Britanike ndërmori rrezikun e historisë, duke e etiketuar si një histori eksluzive, kur gazeta lokale Saudite kishte raportuar mbi këtë çështje.

Versioni i The Independet nuk përfshinte ndonjë koment nga ndonjë zyrtar saudit për të konfirmuar pretendimet e bëra në artikull. Përkundrazi, burimet Saudite i thanë Al Arabiya News që e gjithë çështja nuk është më shumë se sa një propopzim i një akademiku të publikuar nga një reviste e veçante dhe nuk është një vendim qeverie.

Abdallah Schleifer është një gazetar veteran amerikan që mbulon Lindjen e Mesme dhe profesor nderi në Universitetin Amerikan në Kajro, ku ai themeloi dhe shërbeu si drejtor i parë i Qendrës Adham Kamal për TV dhe Gazetarinë Dixhitale. Ai është kryeredaktor i botimit vjetor ‘The Muslim 500’;Zyrtar i Lartë në Institutin e Kërkimeve për Politikën e Jashtme (SHBA) dhe tek Akademia Mbretërore Aal al Bayt për Mendimet Islamike. Schleifer ka shërbyer si shef i byrosë në Ëashington DC për Al Arabiya; Shefi i zyrës NBC news Kajro; Korrespondenti i Lindjes së Mesme për Jeune Afrique; dhe korrespondent special i Neë York Times .

Perktheu : Erion Kotorri

Burimi: Al Arabiya[1]

Submit a comment