Sipas “Daily Mail”, Ronaldo po luan sezonin e fundit me Real Madridin

ronaldoSipas të gjitha gjasave, ky mund të jetë sezoni i fundit i Kristiano Ronaldos si lojtar i Real Madridit. Të gjitha mediat raportojnë se lojtari portugez do të largohet dhe destinacioni i tij i rradhës do jetë Premier League. Klubi fatlum anglez që do t’i bëjë gati fanellën e radhës me numrin 7 CR7-s nuk dihet ende, por spekulime ka pafund

Sipas së përditshmes britanike, “Daily Mail”, Kristiano Ronaldo ka kërkuar nga ish-klubi i tij, Mançester Junajtidi, një super pagë, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në histori.

Bëhet fjalë për një pagë javore prej 500 mijë paundësh. Dihet se Ronaldo disa herë ka theksuar se dëshiron rikthimin te “Djajtë e Kuq”, aty ku u afirmua totalisht si lojtar dhe iu besua si pak kujt, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment