Sigurisht nuk e keni ditur sa shërues është borziloku

borzilokuBorziloku shpesh duket si një gjethe mente, me të cilën është i afërt. Gjethet e tij me aromë të fortë përdoren zakonisht si një shtesë në ushqimet e ndryshme. Megjithatë, borziloku fsheh fuqi shëruese. Në vijim ju sjellim tregimin për këtë erëz.

Me borzilokun lidhen shumë legjenda dhe tregime, ja disa prej tyre: Në Indi, borziloku pas lotusit është bima më e përdorur. Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. 

Të gjitha përfitimet e borzilokut:
Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, dhimbjes së kokës dhe disponimit depresiv.

Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

E përfundojmë tregimin për borzilokun me informatën që ai vepron në nivelin emocional, prandaj njerëzit e zymtë dhe apatik i relakson dhe i bën më të gëzueshëm!

Mbillni borzilok dhe kënaquni me aromën e tij, dhe të gjitha të mirat që ju sjell kjo bimë magjike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment