Sierra Leone kërkon evakuimin e mjekes me ebola

Sierra LeoneSierra Leone po shpreson të evakuojë për trajtim jashtë vendit një doktoreshe të prekur me virusin vdekjeprurës të ebolës.           Olivet Buck është mjekja e katërt e prekur me ebola. Tre të tjerët kanë humbur jetën. Qeveria e atij vendi ka kërkuar fonde nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për evakuimin e mjekes Buck për trajtim në Gjermani që mund ti shpëtojë jetën.

Ajo do të ishte mjekja e parë nga Afrika Perëndimore që trajtohet jashtë vendit për virusin ebola. Deri më sot, vetëm punonjësit e huaj të shëndetit janë evakuar për trajtim.  Por agjencia e lajmeve Associated Press po njofton se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka pranuar kërkesën. Përmes një letre ajo thotë se nuk mund të organizojë evakuimin drejt Gjermanisë. Organizta ka thënë se do të shqyrtojë variante të tjera për të siguruar trajtimin më të mirë për mjeken Buck.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment