Si problemet që ka vetë Perëndimi, po ndikojnë në Lindjen e Mesme


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Claude Salhani “The Arab Weekly”

Mënyra se si është strukturuar bota politike në Lindjen e Mesme dhe Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, po ndryshon me shpejtësi, por jo për mirë. Mosfunksionimi politik midis udhëheqësve të demokracive perëndimore, dhe rritja e ndikimit të Rusisë, do të ketë ndikimin e saj në vendet e Lindjes së Mesme.

Uashingtoni, pavarësisht nga një politikë e jashtme që nuk është pranuar gjithmonë pozitivisht në rajon, ka luajtur një rol të madh në dhënien e një sasie të caktuar stabiliteti. Shumë njerëz, panë tek Shtetet e Bashkuara një fanar të shpresës për njerëzit e shtypur në botë.

Me aleatët e vjetër, që tashmë po pyesin se çfarë mase ka depërtuar dhe ndikuar Rusia në Shtetet e Bashkuara, kujdesi, ka të ngjarë të jetë rendi i ditës në marrëdhëniet me administratën Trump. Franca dhe Britania, që shpesh shihen si ruajtës të parimeve demokratike të Perëndimit në Evropë, janë të zëna tani me problemet e brendshme.

Britania është në kaos nga Brexit. Britanikët votuan për t’u larguar nga Bashkimi Europian, por shumë njerëz janë penduar, duke u shprehur se nuk e dinin realisht se për çfarë po votonin në vitin 20016, apo se cilat do të ishin pasojat.

Ata thonë se ndoshta duhet të mbahet një referendum të dytë. Për shkak se kryeministrja britanike Tereza Mej, u mor më shumë me negociatat me BE për Brexit, çështjet e politikës së jashtme u lanë në plan të dytë.

Në Francë, protestat e Jelekë-Verdhëve, patën të njëjtin efekt në përparësinë që Parisi i jep politikës së jashtme. Në Shtetet e Bashkuara, ndikimi i dyshuar rus në fushatën presidenciale të 2016, i mbajti të gjithë politikanët e zënë, ndërsa vendi mbeti për 30 ditë pa një qeveri federale plotësisht funksionale.

Gjatë kësaj kohe, çështjet emergjente në Lindjen e Mesme si situata në Irak me trazirat e vazhdueshme, nuk është trajtuar siç duhet. Ndërhyrja iraniane në punët e brendshme të vendeve të tjera në rajon, si Jemeni, Libani, Siria dhe Bahreini, ka gjithashtu nevojë për më shumë vëmendje mbi politikën e jashtme.

Po kështu, ndikon edhe tensioni në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe shkalla e përshkallëzimit të dhunës, ndërmjet Iranit dhe Izraelit. Pastaj është edhe Turqia, që së bashku me Rusinë, po luan një rol më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.

Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi se po e tërheq Rusinë nga një traktat strategjik mbi raketat bërthmore me Perëndimin, sepse Shtetet e Bashkuara nuk po e respektojnë marrëveshjen. SHBA-ja, pretendon se ishin rusët të parët që e kaluan vijën e kuqe.

Me zgjedhjet presidenciale më pak se 2 vjet larg, Shtetet e Bashkuara më shumë se kurrë do të përqëndrohen në çështjet e brendshme, duke i lënë vendet e Lindjes së Mesme me një të ardhme të pasigurtë.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment