Si festohet nisja e Muajit të shenjtë të Ramazanit në mbarë botën


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Rawan Radwan “Arab News”

Myslimanët në mbarë botën, po e përshëndesin me shumë pritshmëri dhe kënaqësi nisjn e Muajit të shenjtë të Ramazanit. I shënuar tradicionalisht me lindjen e hënës së re, më shumë se 1 miliardë myslimanë do të festojnë dhe do të reflektojnë mbi besimin e tyre, teksa do agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit përgjatë gjithë muajit.

I projektuar për të pastruar trupin, dhe për t’u përqëndruar tek shpirtërorja, Ramazani është një periudhë kur theksohen traditat dhe zakonet, duke i dhënë çdo vendi shpirtin e tij unik. Çdo vit, myslimanët e përgatisin veten dhe shtëpitë e tyre, për t’u fokusuar tek shenjtëria e këtij muaji, duke përkujtuar shpalljen e Kuranit tek profeti Muham – paqja qoftë me të.

Shtëpitë janë më të qeta, nëpër qytete dëgjohen lutjet, ushqimet e iftarëve për të thyer agjërimin përgatiten që herët, të rinjtë vullnetarë i shpërndajnë një pjesë të tyre tek më të varfërit, ndërsa mbledhjet familjare janë të bollshme – këto janë vetëm disa nga ngjarjet kryesore të muajit.

Ka unitet dhe afërsi; përulësi, ushqime të përbashkëta, forcim të  detyrimeve, si dhe reflektim shpirtëror. Myslimanët dhe të krishterët, kryejnë vepra bamirësie, duke organizuar bankete të mëdha përballë xhamive.

Me shumë ushqime nëpër tryezat e përbashkëta, pavarësisht nëse janë të varfër apo të pasur. Përvoja e përbashkët e bujarisë, i bën njerëzit bashkë. Në Arabinë Saudite, ritualet e Ramazanit janë të shenjta në shumë familje. Ndërsa dielli fillon të perëndojë, shtëpitë mbushen me erën e kardamomit dhe kafes arabe, e cila është e përgatitur për iftar. Në mbarë Mbretërinë Arabe, dëgohen recitimet e Kur’anit. Sauditët e thyejnë agjërimin e tyre me disa hurma të shoqëruara me qumësht ose kos, të përzier ndonjëherë me gjethe nenexhiku.

Ushqimet janë përgjithësisht të lehta, dhe pas iftarit familjet pushojnë duke konsumuar ëmbëlsirat tradicionale dhe kafen arabike. Një rit shumë i zakonshëm në mesin e familjeve të rajonit Hixhaz, është që të djegin mastikë (një rrëshirë natyrale ose çamçakëz i nxjerrë nga pemët e mastikës), dhe të vendosin enë mbi aromën e temjanit për të përzier shijen e ujit Zamzam.

Në Egjipt, fëmijët vrapojnë nëpër lagjet e tyre duke lëkundur një fanar të vogël, dhe kënduar “wahawi ya wahawi”, një këngë folklorike që kremton fillimin e Muajit të Ramazanit. Egjiptianët i dekorojnë shtëpitë, rrugët dhe rrugicat e tyre me ornamente të ndrysyme.

Të njohur për kuzhinën e tyre të veçantë, ushqimet e egjiptianëve janë disi të rënda për iftar, por të lehta për “sahoor”, vaktin e fundit të natës para se të rifillojnë agjërimin. Familjet dhe miqtë mblidhen në xhami, dhe luten bashkë me njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të lutjeve, ata mblidhen nëpër shtëpitë e tyre, ose nëpër kafene duke shijuar shisha dhe çaj. Një zakon i vjetër në Egjipt dhe në të gjithë Levantin gjatë Muajit të Ramazanit, është “mesaharati”, ku një njeri ecën nëpër lagje me një daulle të vogël, duke njoftuar 1 ose 2 orë para agimit për sahoor-in, duke kënduar:“Zgjohuni të përgjumur, shpallni njëshmërinë e të Përjetshmit!”.

Mesaharati, zakonisht një i moshuar i lagjes, e thërret çdo fqinj me emër, përpara se të shkojë në lagjen tjetër. Pavarësisht nga lufta në Siri, shumë tregje të natës janë të mbushura me familje që shijojnë çajrat e ndryshëm, ndërsa për publikun luhen këngët tradicionale dhe vallet folklorike.

Një traditë e vazhdueshme është “hakawati”, apo tregimtari. Ai rrëfen histori për mite, heronj, fabula, si dhe histori nga Kur’ani. Ndërsa 40 për qind e libanezëve janë të krishterë, Ramazani festohet nga të gjithë në Liban, me një bollëk ushqimesh.

Organizatat bamirëse, organizatat civile dhe bizneset mbledhin fonde, xhamitë dhe kishat grumbullojnë rroba, të cilat i shpërndajnë më pas në shporta për të varfërit gjatë gjithë Mjajit të Ramazanit.

Në Irak, hapësirat publike në qytete mbushen me njerëz të të gjitha moshave që shijojnë ëmbëlsirat post-iftar, çajrat, pazarin dhe shëtitjen e mbrëmjes. Pra, ndërsa synimi shpirtëror është i njëjtë, komunitetet e ndryshme shfaqin shpirtin e tyre unik të Ramazanit, duke ruajtur zakonet e tyre, për t’i vëzhguar dhe trashëguar nga brezi i ri.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment