Shtetet e Europës bien dakord për të luftuar optimizimin fiskal

euriNë hap i vogël në dukje, por shumë i rëndësishëm është ndërmarrë dje në Bruksel në luftën kundër optimizmit fiskal, i cili praktikohet nga sipërmarrjet. Të 28 ministrat e financave të Bashkimit Europian, kanë gjetur një akord për të përshatur në nivelin e Bashkësisë një klauzolë “kundër abuzimeve”. Ky tekst, që u miratua më nëntor të 2011-ës, është projektuar për të parandaluar fitimet e bëra nga kompanitë, të cilat operojnë në dy vende të ndryshme (ose në shumë vende) dhe të taksohen dy herë në të dyja shtetet. I lejohet një sipërmarrje, e cila paguan taksat në një shtet, të përjashtohet nga pagesa e po këtyre taksave në shtetin tjetër sipas disa kushteve të paracaktuara. Por ky tekst, është i alternuar nga kompanitë shumëkombëshe, të cilat fal aftësive të këshilltarve të tyre në optimizimin fiskal, punojnë që të mos tatohen për çdo gjë.
Komisioni Europian ka propozuar që më nëntor të 2013, ndryshimin e direktivës me anë të një klauzole anti abuzimeve, me qëllim që të evitohen këto kontrolle. Disa shtete e kanë paraprirë dhe kanë adoptuar në ligjin e tyre kombëtar disa klauzola anti abuzimesh, si rasti i Francës. Ndërsa shtete të tjera si Holanda dhe Belgjika, ishin më rezistente. Marrëveshja e arritur të martën në Bruksel përgjatë mbledhjes Ecofin, i detyron të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian të ndërmarrin dispozitat e tyre dhe këto shtete kanë afat kohor deri më 31 dhjetor 2015, për ta integruar këtë klauzolë anti abuzimi në ligjin e tyre kombëtar.
Ajo, që është e sigurt, është se teksti i lidhur me tatimet do të jetë prioritet i komisionit për 2015. Pierre Moscovici, komisioneri i ekonomisë, që ka marrë përsipër edhe çështjet e tatimeve, ka premtuar krijimin e një direktive, e cila do të luftojë kundër “vendimeve të taksave”, abuzimeve. Këto akorde fiskale me kushte paraprake me të cilat ka abuzuar Luksemburgu deri tani (edhe pse duhet të themi që nuk është shteti i vetem).
Zoti Moscovici dëshiron, gjithashtu, të vendosë në rrugë të mbarë direktivat e AÇIS, e cila kërkon të përcaktojë në mënyrë të konsoliduar taksat mbi përfitimet e sipërmarrjeve Europiane. Ky teks, i cili është propozuar në mars 2011 në Komision, ka qenë totalisht i bllokuar nga Këshilli Europian (bashkimi i 28 drejtuesve të shteteve).
Një direktivë e madhe europiane kundër optimizmit fiskal për 2015, është ajo që propozon Franca, Gjermania dhe Italia në një letër të hapur të datës 28 nëntor. Kjo letër e nënshkruar nga ministrat respektivë të këtyre shteteve, Michel Sapin, Wolfgang Schauble dhe Pier Carlo Padoan, i drejtohet komisionerit europian Pierre Moscovici, i cili është i ngarkuar për çështjet ekonomike dhe të financave, në këtë letër kërkohet rishqyrtimi i çështjes së taksave dhe bashkimit doganor.
A jemi realist nëse duam të shpresojmë se do të kemi një akord në muajt e ardhshëm nga 28 shtetet e Unionit, kur deri më sot nuk kemi parë ndonjë rezultat konkret? “Nuk mund ta rimarrim tekstin nga e para, puna, e cila është bërë tashmë, është shumë e konsiderueshme. Por është e vështirë, gjithashtu, të mendohet se teksti ka shanse për t’u përshtatur në këto kushte edhe pse situata politike ka ndryshuar dukshëm, që prej disa javëve. Ndoshta qasja e drejtë konsiston në shqyrtimin e propozimit nga direktivat”, sugjeron me anë të kësaj deklarate një burim nga Brukseli.


Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment