Shqipëria, progres në fushën e menaxhimit të integruar të ujërave

pgZv. Ministrja e Mjedisit, Djana Bejko mori pjesë në Javën Botërore të Ujit në Stockholm të Suedisë, ku Shqipëria konfirmoi reformat në kuadër të menaxhimit të integruar të ujërave dhe ratifikimit të amendamenteve të Konventës së Helsinkit. Gjatë fjalës së saj zj. Bejko theksoi reformat e fundit të qeverisë Rama në kuadër të menaxhimit të integruar të ujërave, strukturat efektive, prioritetet e menaxhimit të ujërave si dhe mekanizmat operacionale në nivel kombëtar dhe ndërkufitar. Shumë i rëndësishëm në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërkufitar me vendet fqinje, me te cilat vendi ynë ndan burime ujore të përbashkëta.

“Falë ratifikimit të Konventës së Helsinkit (UNECE) dhe së fundi amendamenteve 25 dhe 26 të kësaj konvente, Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërkufitare me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Greqinë me objektiv kontrollin dhe reduktimin e impakteve ndërkufitare të ujërave sipërfaqësore si dhe përdorimin e arsyeshëm, të barabartë dhe të qëndrueshëm të ujërave të përbashkëta” theksoj Bejko.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment