Shqipëria plotëson detyrimet e Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar

aeroportiKomisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 ), të nënshkruar në Montreal, më 10 maj 1984”.

Në protokollin e paraqitur trajtohen probleme të zbatimit të masave në lidhje me një avion civil në fluturim. Neni 3 i tij pasqyron parimet themelore esenciale për zhvillimin e sigurt të aviacionit civil ndërkombëtar, duke trajtuar elemente të tillë si detyrimin e shteteve për të mos përdorur armë kundër aviacionit civil në fluturim dhe detyrimin që, në rast të interceptimit, të mos rrezikohet jeta e personave në bord dhe siguria e avionit. Gjithashtu, protokolli parashikon të drejtën e shteteve për të kërkuar ulje në një aeroport të caktuar të një avioni civil, kur fluturon mbi territorin e saj pa autorizim, ose, nëse ka arsye bindëse, për të konkluduar se ai është përdorur në mospërputhje me objektivat e Konventës.

Aderimi në protokollin shtesë të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 ) është edhe në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i programit të përgjithshën analitik i projektakteve për vitin 2014. Zbatimi i këtij protokolli nuk ka efekte financiare.

Protokolli në lidhje me një amendament në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 ) është nënshkruar në Montreal, më 10 maj 1984, dhe ka hyrë në fuqi më 1 tetor 1998. Palët kontraktuese të saj janë 143 shtete. Republika e Shqipërisë ka aderuar në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar (ICAO) me dekretin nr.7438, datë 1.12.1990 dhe data e depozitimit të njoftimit të aderimit në këtë konventë është 28 marsi i vitit 1991. Konventa e Aviacionit Civil Ndërkombëtar (e njohur si Konventa e Çikagos), është nënshkruar më 7 dhjetor 1944 dhe ka hyrë në fuqi me 4 prill 1947. Palë kontraktuese të saj janë 190 shtete.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment