Shqipëria, më tërheqëse për turistët e huaj

shqiperi2Ndërsa numri i turistëve të huaj për pushime dhe vizita ditore që hynë në Shqipëri u dyfishua në tre muajt e dytë të vitit, duke arritur në 229.632 pushues, numri i shqiptarëve që kaluan pushimet jashtë u rrit me një shifër më modeste, në krahasim me të huajt.
Në 3-mujorin e dytë të vitit në Shqipëri hynë më shumë shtetas të huaj, me një rritje prej 29,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ndërsa daljet e shqiptarëve për të njëjtën periudhë u rritën me 3,6 %.
Numri i vizitorëve të huaj që hynë për pushime dhe vizita ditore arriti në 229.632 pushues, nga 184.480 që ishin në njëjtin tremujor te 2013. Interesant mbetet fakti që 86,4% e pushuesve preferuan të hyjnë nga toka në territorin e Shqipërisë cka tregon se rajoni po bëhet përherë dhe më shumë një zonë tërheqëse për ta vizituar të huajt.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë ndërsa hynë 86,4% e vizitorëve të huaj me udhëtime në rrugë tokësore, me rrugë ajrore hynë 10,7% dhe detare 3,0%.
Vizitorë të huaj që hynë në Shqipëri për pushime, në tremujorin e dytë 2014 përbëjnë 98,4 % të totalit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013, numri i vizitorëve për qëllime personale në 3-mujorin e dytë 2014 u rrit 25,5 %.
Nga vendet e Europës turistët zënë 95.1 % të shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë, ndërsa ata nga vendet Evropës Jugore u rritën me 25,6 % dhe
nga vendet e Evropës Perëndimore me 15,4 % më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë 2013.

Submit a comment