Shqipëria dhe Serbia njohin reciprokisht patentat

trtMidis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë është nënshkruar marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit (patentave).

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Nënshkrimi i marrëveshjes u ndoq nga kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama. Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadrin e takimit të krerëve të qeverisë të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila filloi dje në Beograd.

Përveç pritësit, kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe ati kinez Li Keqiang, në këtë samit marrin pjesë edhe 14 kryeministra nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore, ndërsa delegacioni kroat kryesohet nga Ministrja e Jashtme Vesna Pusiç.

Për samitin e tretë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe Forumit të katërt Ekonomik dhe të Tregtisë, janë regjistruar 6.588 pjesëmarrës nga 17 vende në total prej 402 delegacioneve. Samiti dhe Forumi Ekonomik ndiqet gati nga 1000 përfaqësues të mediave, duke përfshirë shumicën e mediave nga Serbia dhe Kina.

Submit a comment