Shpëtim Duro : ”Kërkoj që derbi të luhet me praninë e tifozerive”

shpetim duroPartizani u kthye nga transferta e vështirë në Kukës me një fitore mjaft të rëndësishme. Trajneri i 15 herë kampionëve të vendit Shpëtim Duro e cilësoi paraqitjen e skuadrës së tij ndaj kuksianeve si mjaft pozitive, madje shtoi se në shumë momente Partizani ishte dominues në fushën e lojës

“ Jam mjaft i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Luajt shumë mirë dhe në disa momente të lojës ishim dominues, pavarësisht çfarë mendojnë të tjerët. “

Tekniku 54 vjeçar  u shpreh gjithashtu se do të dëshironte që derbi të luhej me tifozë, pasi këta të fundit i japin bukuri këtij sporti

“ Vendimi mund të jetë edhe i merituar, por unë bëj një kërkesë që ndeshja derbi të luhet me praninë e tifozerive, është e vështirë ti motivosh lojtarët me një stadium të boshatisur. “

Partizani pas barazimit në Laç dhe humbjes në Fier, rezultate të cilat i luhatën pozitat e skuadrës, është rikthyer me prepotencë në luftën për titull, pasi në dy takime e fundit triumfoi as më shumë e as më pak por kundër kampionëve dhe nën kampionëve të vendit.

Më poshtë mund të ndiqni më të plota fjalët e trajnerit të Partizanit Shpëtim Duro.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment