Shpërthim në një uzinë armatimesh pranë Donetskut

ukrainaNjë uzinë armatimi e kontrolluar nga rebelët prorusë pranë rajonit separatist të Donetskut, në lindje të Ukrainës, shpërtheu sot në mëngjes, disa orë pas nënshkrimit të memorandumit mes rebelëve dhe qeverisë ukrainase, njoftuan gazetarët.

“Uzina, që ndodhej në veriperëndim të qytetit, shpërtheu për herë të parë rreth orës 06:45 GMT”, theksuan dëshmitarët.

Në orën 08:30 GMT, një seri tjetër shpërthimesh të forta shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi”, njoftoi ekipi i gazetarëve.

Origjina e shpërthimeve nuk u bë e ditur menjëherë. Ndërtesa, një ish-uzinë armatimesh e kohën e ish-Bashkimit Sovjetik, ndodhej në zonën e kontrolluar nga rebelët, dhjetëra kilometra nga aeroporti i Donetskut, nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

Këto shpërthime ndodhën pas nënshkrimit të një memorandumi mes qeverisë ukrainase, Rusisë, rebelëve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me qëllim konsolidimin e armëpushimit të arritur më 5 shtator.
Ky memorandum parashikon vendosjen e një zone tampon, rreth 30 kilometra nga të dy anët e linjës së frontit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment