Shkon në 50 numri i shteteve në koalicionin kundër ISID

john kerry“Deri në këto momente 50 shtete kanë pranuar të marrin pjesë në koalicionin global kundër ISID” – tha Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

I ndodhur në OKB për mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme, Kerry pas takimit dypalësh me Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm të Irakiut mbajti një konferencë për shtyp.

Kerry në fjalën e tij tha se në rast se ISIL do të lihet i lirë ai do të jetë një rrezik potencial jo vetëm brenda kufijve, por edhe për shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe SHBA-në. Kerry duke u nisur nga kjo tha se lufta kundër ISID nuk është vetëm e SHBA-së.

Kerry gjithashtu tha se aktualisht në koalicionin global kundër ISID janë bashkuar rreth 50 shtete dhe se brenda këtij koalicioni janë edhe disa shtete Arabe të cilat ndihmuan në bombardimet në territorin sirian.

Ndërkohë pyetjes së reporterit të drejtuar një zyrtari të lartë amerikan se cilat ishin objektivat e bombarduara nga koalicioni në Siri, iu përgjigj se janë goditur objektivat që i përkasin grupit ISID dhe Horasan.

Zyrtari i i lartë tha gjithashtu se grupi i Horosan është një grup radikal që ka lidhje të ngushta me grupet e tjera ekstremiste se dhe puna e tyre kryesore konsiston në organizimin e sulmeve kundër shteteve perëndimore.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment