Shkollat profesionale rritje regjistrimesh me 10 %

veliajNë mbledhjen me të gjithë drejtorët e shkollave profesionale në Shqipëri, Ministri Veliaj theksoi rolin e arsimimit profesional në punësimin e qytetarëve.

“Dy javët e ardhshme, janë shumë të rëndësishme pasi do të vazhdojë viti akademik. Nëse nuk fillojmë të përgatisim njerëz me shkolla profesionale, nuk do të mund të punësohen dhe të mësojnë njerëzit”, tha Veliaj.

Duke iu referuar gjëndjes së shkollave profesionale, ai theksoi se janë evindentuar probleme, të cilat u janë ndryshuar drejtuesit. Në shkollën e re në Sauk, “Teknologjia e informacionit”, vetëm ditën e parë kanë aplikuar më shumë sesa totali i vendeve që do të hapen, ditën e dytë kemi 100 aplikime për 50 vende, të gjitha me mesatare mbi 8. Ministri i Mirëqënies Sociale theksoi se “minimalisht në çdo shkolla do të rriten me 10 % regjistrime për të pasur rezultatet e matshme”.

Më pas,  ai theksoi se do të ketë një bord shkolle që do të mblidhet në mënyrë të rregult në çdo muaj, bordet e shkollave do të jenë njerëzit më të sukseshëm me biznesmenët më të sukseshme. Çdo nxënës 30% të kohës do ta kalojë pranë biznesit pasi mënyra më e mirë për të mësuar është biznesi.

Ndërsa përsa i përket proçedurës së përzgjedhjes së bizneseve, për Veliaj , kjo do të bazohet në listën në bashki të personave që kanë fituar tender dhe do të jenë të detyruar për t’i pranuar nxënësit, pasi me shtetin ka detyrime pas privligjeve, e njëjta gjë do të ndodhe dhe me nënprefektuarat. Krahas kësaj, Drejtoresha ose Drejtori i zyrës së Punës në qytetet përkatëse do të indikojë se cilat vendet e përgatitura të punës nga Industria.
Bashkim Shkëmbi, ish drejtor i Shkollës “Bashkim Cela” do të jetë këshiltari për arsimin profesional dhe inspektimi ditor do të bëhet në menyrë të paparalajmëruar”, tha Veliaj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment