Shkodër, abuzimet me skemën e ndihmës sociale, ndjekje penale për mjekët

socialeDo të ketë proçedime penale për mjekët dhe administratorët që në mënyrë abuzive kanë bërë përfitues të ndihmës së paaftësisë shumë qytetarë.

Ky është paralajmërimi i drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror në Shkodër, Valbona Tula. Institucioni që ajo drejton ka nisur verifikimin e 6900 dosjeve të dorëzuara nga bashkitë dhe komunat e qarkut.

Vetëm në rrethin e Pukës ku është kryer ky verifikim, janë mbyllur përfundimisht 150 dosje të parregullta.

Ky kontroll ka nisur pas urdhërit të dalë nga 2 Ministri, ajo e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale, për verifikimin e të gjithë përfituesve nga skema e ndihmës ekonomike.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment