Shkëmbimi tregtar mes Rusisë dhe SHBA-së shënon rritje me 7%

obamaPresidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se edhe vet ishte habitur me të dhënat statistikore që tregojnë se shkëmbimi tregtar mes Rusisë dhe SHBA-së në periudhën e fundit është rritur me shtatë për qind.

“Shkëmbimi tregtar i Rusisë me vendet e BE-së është zvogëluar për 4,3 për qind. Dhe vetë jam befasuar me të dhënat statistikorë që tregtia jonë me SHBA-në është rritur me shtatë për qind “, tha Putin në një seancë të Parlamentit rus.

Putin theksoi se Rusia ka kapacitet të tejkalojë të gjitha vështirësitë në sektorin ekonomik.

Submit a comment