Shkëlqen përsëri Ronaldo

ronaldoTre pikë për Realin por për Ronaldon do të thotë 200 gola në Primera Division.

Real Madrid nuk di te ndalet por vetem  koleksion fitore dhe rekorde, ndeshje pas ndeshjeje dhe gol pas goli. Cristiano Ronaldo eshte lideri i padiskutueshem i kesaj super skuadre qe po mahnit te gjithe me ecurine e tij te mrekullueshme.

Ne Santiago Bernabeu, Celta Vigo ishte e viktima e radhes ne fitoren 3-0  e 18-ta,  e nje serie pozitive qe nuk dihet se ku do te ndalet, sepse nese u barazua rekordi i SuperBarces se Frank Rijkard 2005-06,  thyerja e ketij rekordi  eshte vetem 3 dite larg, po ne Bernabeu kunder Ludogorets ne mesjave.

Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo, eshte nje binom fitues, e ku te dyja palet nuk bejne dot pa njeri-tjetrin. Golat e njerit jane piket dhe fitoret e tjetrit. Ndodhi serish. Ronaldo shenon 3 here ne porten e kundershtarit, per te 23-ten here ne kete kampionat, per te 23-tin tregolesh ne La Liga, duke qene futbollisti qe ka koleksionuar me shume topa, me shume se dhe vete Messi. Kreu i klasifikimit ne kampionat, 36 pike per Real Madrid, ndersa Cristiano ne ate te listes shenuesve me te mire, me nje projeksion te frikshem qe mund te kercenoje rekordin e 50 golave te Leo Messi-t. Kjo ishte nje mbremje magjike per 29 vjeçarin qe gjithashtu arriti kuoten e 200 golave ne kampionatin spanjoll, ne vetem 178 takime. Jane rekordet ato qe flasin vete, ashtu si pak vite me pare kur e njejta gje ndodhte per Messin dhe Barcelonen.

 

Submit a comment