SHKB arreston 3 ish-punonjës të Policisë kufitare

shkbShërbimi i Kontrollit të Brendshme ka mundësuar mbrëmjen e djeshme prangosjen e tre ish-punonjësve të Policisë Kufitare.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit mësohet se më datë 10 shtator ora 22:15, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës, ekzekutuan masat e sigurimit personal ndaj shtetasve, Fatos Miftar Ahmati, me gradën Komisar, me detyrë ish-Shef i Stacionit të Policisë Kufitare Shishtavec, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”. Petrit Sali Dauti, me gradën N/Komisar, me detyrë Përgjegjës Turni në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”. Si dhe u ekzekutua masa e sigurimit personal “Arrest me burg”ndaj shtetasit Behar Enver Dida, me gradë K/Inspektuar, me detyrë ish-Ndihmës specialist/Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, akuzuar për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”.

Arrestimet u kryen bazuar në urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” ndaj ish-punonjësve të policisë Fatos Ahmati, Petrit Dauti, Behar Dida.
Urdhrat nuk ishin ekzekutuar për shkak të shmangies së tyre nga hetimi, fakt për të cilin ishin në kërkim.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment