Shitja e luftëanijeve, Franca pezullon kontratën me Rusinë

luFranca ka pezulluar një kontratë me Rusinë për shitjen e dy luftëanijeve, të cilat do të përdoreshin për transportimin e helikopetrëve. Sipas deklaratët së zyrës presidenciale në Francë, ky vendim vjen për shkak të veprimeve të Moskës në lindje të Ukrainës.

400 marinarë rusë janë trajnuar për përdorimin e anijeve transportuese që nga fundi i qershorit në bregdetin Atlantik të Francës. Të enjten në mëngjes anija ishte në portin detar të Saint-Nazaire dhe marinarët rusë filluan trajnimin e tyre si zkonisht.

Franca është përballur me presion të ashpër nga Uashingtoni dhe aleatët e tjerë për të ndaluar shitjen e luftanijeve , por zyratët francezë dekalronin se kishin një kontratë për të respektuar me Rusinë.

Luftanija e parë duhej të dorëzohej në fund të muajit tetor, ndërsa anija e dytë do t’i dorëzohej Rusisë gjatë vitit të ardhshëm. Pas deklaratës së Presidencës, ministri i Jashtëm Laurent Fabius ishte kujdesshëm për të mos mbyllur krejtësisht portën me Rusinë, duke thënë për mediat franceze se kushtet për një tjetër kontratë do të plotësohen në të ardhmen.

Javën e kaluar presidenti I Francës Fransua Hollande paralajmëroi Rusinë me rritje të sanksioneve, duke u shprehur se ndërhyrja e Rusisë në territorin e Ukrainës është e patolerueshme dhe e papranueshme.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment