Shëroni dhimbjen e veshit me hudhra

hudhraPër të shëruar një sërë sëmundjesh ekzistojnë shume antibiotikë natyral, e një ndër ta është edhe hudhra. Atë mund ta gjejmë në një sërë recetash dhe jo vetëm, e ndërsa shpesh privohemi ta konsumojmë për shkak të erës që ajo lë. Por në fakt hudhra i bën shumë mirë shëndetit tonë, pasi forcon sistemin imunitar. Hudhra përdoret për gatimin e ushqimeve të ndryshme, por mund të përdoret edhe për luftimin e një numri të madh infeksionesh dhe sëmundjesh, si dhimbja e veshit, ftohja, gripi dhe pneumonia. Hudhra ndikon edhe në përforcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pasi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila i sjell përfitime të mëdha shëndetit tonë. Përdorimi i vitaminës C ndikon në tejkalimin më të shpejtë të gripit ose parandalimin e tij. http://www.albeu.com/lifestyle/sheroni-dhimbjen-e-veshit-me-hudhra/170625/

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment