Shërbimi Kombëtar Turk i Inteligjencës së bashku me Shërbimin Gjerman të Inteligjencës do të hetojnë pretendimet mbi “përgjimet”.

alaShërbimi Kombëtar Turk i Inteligjencës së bashku me Shërbimin Gjerman të Inteligjencës do të hetojnë pretendimet mbi “përgjime” që shkaktuan krizë mes dy vendeve.
Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala gjatë takimit të tij me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, i përcolli edhe njëherë homologut të tij shqetësimet e Turqisë.
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere përcolli nëpërmjet rrjetit social detajet nga ky takim.
Ndërkaq Ministri Ala duke e bërë të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen mendimet në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve për këtë çështje deklaroi se “Ministrit mysafir i thamë se përgjimet e bisedave telefonike të vendit tonë janë të ‘papranueshme’. Kemi rënë dakord që zyrtarët e shërbimeve të inteligjencës të dyja vendeve të takohen dhe të zhvillojnë hetimet e përbashkëta”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment