Sheqeri është më i dëmshëm për qarkullimin e gjakut se sa kripa

SheqeriHulumtuesit amerikan pretendojnë se duhet fajësuar sheqerin e jo kripën, për presionin e lartë të gjakut.

Sipas gjetjeve të fundit, është sheqeri që shkakton qarkullimin më të madh të gjakut, e që më pas bënë presion në tru.

Shkenctarët nga New York dhe Kansas, kanë marrë si bazë edhe një hulumtim të bërë me 8.670 francez të rritur, të cilët nuk konsumojnë kripë dhe kanë probleme me shtypjen e gjakut.

Për vite me radhë, konsumuesit e kripës janë këshilluar që të lënë mënjanë këtë produkt dhe të marrin vetën një gjysmë luge çaji në ditë.

Në ‘Zhurnalin Amerikan të Kardiologjisë’ një shkrim tregon së fundmi, se sheqeri është shumë më i dëmshëm se kripa dhe duhet të evitohet përdorimi tij.

Ekspertët amerikan mendojnë se sheqeri i lartë në gjak, ngacmon një zonë në tru që quhet Hipertalamus, që shpejton qarkullimin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment