Shembje dheu në aksin Tiranë-Elbasan, dhjetëra makina të bllokuara

trRëshqitjet e dheut si rezultat i reshjeve të fundit të regjistruar pothuajse në të gjithë territorin e vendit kanë rithyer dhe njëherë problematikat në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.

Prej më shumë se një ore pranë fshatit Ibë, dhjetra makina presin në radhë si pasojë rrëshqitjes së gurëve dhe dherave në rrugë.

Kjo pasi disa automjete përpara tyre kanë mbetur të bllokuara në baltën e krijuar nga rrëshqitja e dheut.

Ndërkaq pritet mbërritja e punëtorëve të Drejtorisë së Mirmëmbajtjes së Rrrugëve, për të bërë të mundur zhbllokimin e aksit nacional.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe patrullat e qarkullimit rrugor të cilët po mundësojnë orientimin e lëvizjes së mjeteve, për të shmangur çdo aksident të mundshëm.

Submit a comment