Shehi: Mendoj se opozita duhet të jetë në Kuvend më 18 dhjetor

shehiDashamir Shehi, kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe aleat me PD, pas një takimi që ka pasur me kreun demokrat ka deklaruar për mediat se më 18 dhjetor opozita do të hyjë në Kuvend.

“Mendoj se opozita do të kthehet në Kuvend më 18 dhjetor, java që vjen do të jetë intensive për rikthimin në Parlament dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të rëndësishme”, tha Shehi.

Takimi i Bashës me aleatët vjen menjëherë pas kthimit nga nga Këlni i Gjermanisë.

Submit a comment