SHBA – Uashingtoni mbështet qeverinë e bashkimit kombëtar në Afganistan
SHBA-ja përshëndeti sot marrëveshjen për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar arritur në Afganistan nga dy kandidatët, në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, që përbën një ”mundësi të rëndësishme bashkimi”.
”Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje politike kontribuon në dhënien fund të krizës politike në Afganistan dhe në rikthimin e besimit”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në një komunikatë.
”Ne do të mbështesim këtë marrëveshje dhe do të jemi të gatshëm të punojnë me qeverinë e ardhshme”, shtoi zëdhënësi.
Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah nënshkruan sot një marrëveshje për vendosjen e një qeverie të bashkimit kombëtar për t’i dhënë fund pakënaqësive disamujore rreth rezultateve të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.