SHBA-të vlerësojnë rolin dhe kontributin e Shqipërisë
SHBA-të vlersësojnë rolin dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në adresimin e sfidave të sigurisë, të cilat kanë një implikim të madh për zonën euro-atlantike.
Kështu deklaroi Derek Chollet, asistent i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve për çështje të sigurisë ndërkombëtare në takimin me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zhvilluar gjatë punimeve të samitit të NATO-s në Uells.
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sfidat e sigurisë që komuniteti ndërkombëtar është duke përballuar së fundmi.
Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në fushën e mbrojtjes me SHBA-në duke e cilësuar këtë si një partneritet serioz.
Ajo theksoi se lufta kundër terrorizmit kërkon mbështetjen dhe bashkëpunim të gjerë. Kodheli garantoi se Shqipëria do të jetë prezent si një aleat i denjë për të dhënë kontributin e saj.
Nga ana e tij, z. Chollet falënderoi ministren Kodheli për zhvillimin e këtij takimi dhe nënvizoi rëndësinë e partneritetit me Shqipërinë.