SHBA, shitje rekord për “iPhone 6″ me 10 milionë ekzemplarë për 3 ditë

iphonKompania e telefonave smartfon “Apple” shiti më shumë se 10 milionë ekzemplarë të modelit të tij të ri “iPhone 6″, gjatë fundjavës së parë të hedhjes në treg, një rekord, njoftoi sot ndërmarrja e informatikës në një komunikatë.

“Është një rekord për ‘Apple’ që arrin të shesë një milion telefona më shumë se sa kur hodhi në treg modelet e mëparshme (5s dhe 5c). Vitin e kaluar u shitën nëntë milionë ekzemplarë vetëm në tre ditët e para.

Grupi amerikan i informatikës “Apple” publikoi më 9 shtator dy modelet e reja të “iPhone”, një prej të cilëve model i madh, gjatë një paraqitjeje shumë të pritur në Kaliforni.

“iPhone 6″ do të ketë një ekran 11,9 centimetra në diagonal dhe “iPhone 6 Plus” do të ketë një ekran 14 centimetra duke shënuar kështu hyrjen e “Apple” në epokën e “phablet”, të telefonave që janë në një madhësi midis tabletave dhe smartfonëve.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment