Harf: Uashingtoni nuk do të njohë zgjedhjet legjislative në Krime

Marie-HarfSHBA-ja deklaroi sot se nuk do të njohë zgjedhjet legjislative në Krime që do të zhvillohen të dielën, zgjedhjet e para të organizuara që prej aneksimit në muajin mars të gadishullit ukrainas nga Rusia.

“SHBA-ja vazhdon të dënojë pushtimin dhe aneksimin e pretenduar të këtij territori ukrainas që shkel sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”, konfirmoi zëvendëszëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf duke shtuar se ”Uashingtoni nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në Krime”.

Submit a comment