SHBA dhe aleatët arabë shkatërrojnë rafineritë e ISID-it

zjarrSHBA, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe aleatët të tjerë kanë sulmuar disa rafineri nafte në Siri, që kontrolloheshin nga ISID-i.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane. “Këto rafineri që janë sulmuar iu kanë ofruar karburant militantëve të ISID për të realizuar operacionet e tyre, si dhe për të siguruar të ardhura financiare për sulmet e tyre të vazhdueshme në të gjithë Irakun dhe Sirinë. Gjithashtu këto rafineri shërbenin edhe për të siguruar të ardhura për të mbështetur operacionet e tyre në të ardhmen” – thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane.

Sipas disa të dhënave, ISID fiton afërsisht dy milionë dollarë në ditë nga objektet e rafinerive të naftës, ku prodhohen 300-500 fuçi në ditë. Ndërkaq njëra nga burimet kryesore të ardhurave të ISID-it është kontrabanda e naftës në zonat e pushtuara prej tyre në Irak dhe Siri.

Objektivat u goditën në zonat e largëta të Sirisë lindore pranë provincave Al Majadin, Al Hasakah dhe Ebu Kemal.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment