SHBA braktis INF, Trump përgatit opsionet e reagimit ushtarak kundër Rusisë


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Newsweek”

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga një traktat kyç i armëve bërthamore, duke theksuar se ai do të bisedojë me aleatët, për përgatitjen e veprimeve të mundshme ushtarake, kundër arsenalit raketor të Rusisë.

Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo njoftoi të premten vendimin e administratës Trump, për të pezulluar zyrtarisht dakordësinë e saj me traktatin e Forcave Bërthamore të Rrezes së Ndermjetme (INF) të vitit 1987.

SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë, për zhvillimin e një rakete të re, që do të shkelte kufirin e ndaluar prej 310- 3.420 miljesh për sistemet raketore tokë-tokë, me diplomatin më të lartë që argumentoi se “shkelja e Rusisë, e vendos në një rrezik të madh jetën e miliona evropianëve dhe amerikanëve”, dhe se “synon të vendosë Shtetet e Bashkuara në një disavantazh ushtarak”.

Pastaj presidenti amerikan bëri publike ​​një deklaratë, ku pohonte se SHBA-ja “nuk do të mbetet e kufizuar nga pozicioni i saj, ndërsa Rusia mburret hapur me shkeljet e saj”. “Ne nuk mund të jemi i vetmi vend në botë i lidhur në mënyrë të njëanshme nga ky traktat, apo ndonjë tjetër. Ne do të ecim përpara me zhvillimin e opsioneve tona reaguese ushtarake, dhe do të punojmë me NATO-n, aleatët dhe partnerët tanë të tjerë, për t’i mohuar Rusisë çdo përparësi ushtarake nga sjellja e saj e paligjshme”.

Rusia nga ana e saj, ka hedhur poshtë akuzat se raketa e saj e re ‘Novator 9M729‘, është në kundërshtim me traktatin e INF. Madje Kremlini e prezantoi publikisht këtë armë muajin janar, në një përpjekje për të hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara, të cilat datojnë të paktën që nga viti 2014.

Submit a comment