SHBA, abstenon kthimin e Gylen-it.

gylenAdministra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk  jep asnjë koment në lidhje me kthimin e Gylenit në Turqi. SHBA është tërhequr nga komentimi i çështjes që zhvillohet paralelisht në Turqi, pra për urdhërin për sa i përket arrestimit të Fetullah Gylen-it dhe deklaron se nuk ndërhyn në kthimin e tij në Tuqi.

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme në Administratën e Shteteve të Bashkuar Marie Harf, në një deklaratë për shtyp, devijoi pyetjet e ardhura nga gazetarët për sa i përket kthimit të Gylen në Turqi dhe theksoi se Amerika nuk jep asnjë koment në lidhje me zhvillimet paralele në Turqi. Edhe pyetjes për ngjarjen e gazetarëve në Turqi pak ditë më parë Marie Harf deklaroi se nuk ka asnjë koment dhe se qëndrimi i Amerikës është thjesht në rolin vëzhgues.

Submit a comment