Shaeuble korrigjon deklaratën e Merkel-it: “Italia dhe Franca në rrugën e duhur”

ministri i financave gjermaneMinistri gjerman i Financave Eurogroup pranon se Roma dhe Parisi, janë angazhuar në një rrugë politike të kënaqshme dhe mbresëlënëse.

Në Jobs Act: “Reforma impresionuese të punës italiane”

 Ministri i financave gjermane, Wolfgang Shaeuble (AFP)

“Italia sapo ka miratuar një reformë mbresëlënëse të tregut të punës, dhe madje edhe Franca po shpejton reformat.”Të dy vendet janë në rrugë të drejtë.” Kështu pra, ministri i fuqishëm i financave Volfgang Shaeuble, përpiqet të korrigjojë “të shtënat” ndaj deklaratave të botuara vetëm njëzet e katër orë më parë të Angela Merkel, e cila në një intervistë në Gjermani, i kishte quajtur “të pamjaftueshme” lëvizjet e Romës dhe Parisit, përsa i përket reformave në financë. Shable flet pas mbërritjes së tij në Këshillin e BE-së për takimin e Eurogrupit të përkushtuar për ligjin e draft-buxhetit të vendeve të eurozonës. Takimi duhet të japë ok-in politikë, opinioneve të Komisionit, i cili i ka dhënë Italisë, Belgjikës dhe Francës afat deri në mars për të respektuar paktin e borxhit (dy të parët), dhe rregullin e deficitit ( të 3-tin).

 Shaeuble përsëriti se “rregullat duhen respektuar”, por nuk lë pa kujtuar se “Komisioni ka propozuar për t’i dhënë më shumë kohë (për të përmbushur objektivat buxheteve të BE-së) për disa, dhe koha duhet të përdoret”. Merkel dhe Shable duket se kanë ndërruar rolet, pasi ai duhet të jetë një figurë e fortë dhe e ftohtë, duke qenë se mbulon një sektor të vështirë, siç janë financat, ndërsa kancelarja, zakonisht, përdor një politikë më të kujdesshme.

“Është e domosdoshme që të gjithë të respektojnë paktin” të stabilitetit dhe rritjes, bëri jehonë Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, me të mbërritur në Këshill. Të tre vendet që do të kenë një shqyrtim të ri të situatës në marsin e ardhshëm “duhet të dëgjojnë mirë çfarë thotë Komisioni, pra të marrin masa për të ngushtuar hendekun ”në mes të buxhetit aktual dhe atij që duhet të kenë në 2015-ën”. Komisioneri i BE-së, Pierre Moskovici, u bëri të njohur tre vendeve: “Ne duam të vazhdojmë dialogun, nuk duam të marrim një pozicion të nxituar, do të veprojmë në mars, duke i mbajtur të hapura të gjitha opsionet dhe duke marrë parasysh situatën makroekonomike si dhe përpjekjet e bëra nga këto shtete për të reduktuar deficitin strukturor dhe reformat.”

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment