Sezoni veror rriti çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve

perimeGjatë muajit gusht, u vu re rritje e çmimeve në disa grup mallrash, mes të cilëve, shërbimet, pijet, ushqimet, hotelet dhe restorantet.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK) në Gusht arriti në 2,0 %, nga 1,2% që ishte në 2013 dhe 0,1% krahasuar me muajin korrik, sivjet.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve sivjet në Gusht u vu re në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 7,8 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,1 %,“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 %, etj, grupe, të cilat reflektojnë rritjen e kërkesës konsumatore dhe ofertë të ulur.
Rritja vjetore në muajin Gusht u ndikua kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,25 pikë përqindje, ku çmimet e nëngrupit “zarzavate” u rritën 25,6 % dhe nëngrupi “fruta” me 7,0 %, të nëngrupit “peshk” me 1,9 % dhe nëngrupit “qumësht djath e vezë” me 1,0 %.
Rritja e çmimeve të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,26 pikë përqindje në ndryshimin vjetor, ku krahasuar me vjet, vetëm çmimi i duhanit është rritur me 12,1 %.
Ndryshe prej këtyre grup-mallrash, ulja me e madhe e çmimeve u vërejt në grupet “Shëndeti” me 5,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Komunikimi” me 0,8 %, etj. Edhe çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën 6,2 %, nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,3 %, “kafe, çaj e kakao” me 2,9 %, etj.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,18 pikë përqindje, ndërsa çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kontribuan me – 0,19 pikë përqindje në ndryshimin vjetor, “Veshje dhe këpucë” me -0,12 pikë përqindje.
Në ndryshimin mujor Korrik-Gusht, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me – 0,01 pikë përqindje.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment