Sesioni i ri parlamentar, Basha: Nuk shkojmë në një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet

pd2Opozita i qëndron vendimit për të bojkotuar Kuvendin edhe në këtë sesion të ri që fillon sot. Në një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së kreu i kësaj partie Lulzim Basha deklaroi se vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në seancat parlamentare do të qëndrojë në fuqi. Ai theksoi se opozita nuk mund të shkojë në një Kuvend ku nuk dëgjohet.

“Të nderuar deputet në korrik kemi ndërprerë marrëdhëniet me Kuvendit ngjarja e rëndë ishte vetëm maja e skemës kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, i cili caktoi një grup kriminal të drejtuar prej tij për të bërë xhandarin ndaj opozitës. Mbi 50 herë i kemi bërë thirrje publike të prononcohet për deputetin e tij të akuzuar për prostitucion. Nuk ka thëne dot asnjë fjalë për këtë rast te pashembullt, por me heshtjen ka folur qartë që është vetë kapobanda që shkelmon dhe përpiqet të prishë tempullin e demokracisë. Në këto kushte vendimi i PD-së mbetet në fuqi. Nuk shkojmë më një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet por goditet. Nuk është Kuvendi arena ku Edi Rama nxjerr mllefet. Nuk është Kuvendi vendi për të larë hesapet.”- u shpreh Basha.

Më tej ai theksoi se opozita do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjet e miratuara pa opozitën duke filluar me atë për ndarjen e re territoriale. “Ne do vazhdojmë opozitën tonë të vendosur ditë për ditë për çdo projektligj. Opozita jonë do jetë non stop publike e mbështetur në fakte dhe argumente.

Duke përshëndetur dekretet e Presidentit të Republikës ne shprehim keqardhje për rrëzimin e tyre nga shumica oligarkiste. Nuk u dëgjua asnjë kundër argument. Ne do i ankimojmë një për një në Gjykatën Kushtetuese këto ligje dhe akte duke filluar me hartën e re territoriale. Kemi marrë masat edhe po vëmë në lëvizje referendumet vendore që t’u japim mundësi komunave dhe bashkive të shprehin mendimet e tyre. Me kushtetute në dorë kjo është dhe do të jetë arma jonë. Le të rinisim misionin tonë. Demokracia nuk mund të humbë. Opozita është më e fortë se oligarkët.”- theksoi Basha.

Më tej Basha ka analizuar qeverisjen në vend. Ai theksoi se rilindja nuk ka bërë as legalizime dhe as shëndetësi falas. Sipas kreut të PD kryeministri Rama synon të sundojë në një vend pa opozitë. “Bashkë me gjithë demokratët do ju kujtojmë shumë shpesh Edi Ramës dhe Ilir Metës urtësinë e vjetër; se kush mbjell erën do korrë furtunën, kush mbjell furtunën do korrë cunamin. Rilindja nuk është legalizim falas, nuk është shëndetësi falas, nuk është rend dhe siguri në rritje. Treguesit flasin vetëm për përkeqësim, nuk është zhvillim, as punësim, nuk është administratë e motivuar në punë. Administrata po mbushet ne persona me precedent kriminal. Është kllapia e Ramës për të sunduar në një Shqipëri pa opozitë reale dmth pa Partinë Demokratike.”- u shpreh Basha.
Dyshja Rama-Meta po tenton të prish themelet e demokracisë, duke qeverisur si çifligarë. Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me grupin Parlamentar të PD-së. Sipas Bashës, opozita i është shmangur provokimeve të kësaj qeverie, ndonëse shtresa të ndryshme sociale përballen me fakte të egra, siç është varfëria ekstreme.

“Për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptare, duke premtuar nga ana jonë një opozitë të fortë, ky ishte dhe do të jetë vizioni jonë për bashkëjetesë. Ky shumica dhe opozita përmbushin detyrimet e veta. U përgjigj me arrogancë. Ata nuk pritën të synonin përmes ligjit, por sipas baballarëve të vjetër, si fasadë. Në revanshin e vetë, ja ka dal të shënoj dy arritje të zeza. E para është të krijojë në kokën e oligarkike. Kjo është oligarkia Rama-Meta. Të asgjësoj një vlerë themelore të një kushti të domosdoshëm të ekzistencës. Opozita shqiptare kemi qenë të vetëdijshëm se ku kërkon të dal Rama dhe Meta, me dorashkat frenetike kundër opozitës.

Që kur prishën konsensusin e nëpunësit civil, që kur vunë në zbatim tritolin, një vendim pa vlerë juridike për ndalimin e ndërtimeve në vend. Që kur ju qep dhe kapi me dhunë ILDKP-në, deri tek atentati i fundit i KLD-së kundërshtuar aleatet perëndimor. Që nga ditë e parë e qeverisjes, ne kemi qenë dhe jemi të bindur se kryeoligarki Rama kërkon që të nënshtrojë opozitës, ose të dal ku të dal. Nënshtrim apo konfirmim të opozitës nga Rama as ka pasur dhe as do të ketë kurrë. PD mban në biografinë e saj një histori, për shembjen e komunizmit, dhe kulmon me anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.”-tha gjatë fjalës së tij Basha.

Më tej Basha theksoi se opozita nuk do të lëshojë pe për të gjitha arritjet demokratike, të cilët të eturit duan ti restaurojnë.
“Ne nuk do të lëshojmë kurrë asnjë fije nga arritjet demokratike, që të eturit duan ta restaurojnë. Për të mbrojtur lirinë, PD është dhe do të jetë në çdo çast në lartësinë e misionit të saj. Provokimet tona i kemi shmangur, ndonëse presionet e shtetase t ndryshme shoqërore vjen në rritje. Ne kemi kontribuar si asnjë forcë politikë për institucionet politike. Kemi punuar për të dal që të krijojmë institucione, por mbeten ende punë për të bërë. Nëse ne nuk do të mbështesim të punojmë më këto institucione, do të mohonim rolin tonë, ndaj mendojmë se këto institucione, do të arrijnë të qëndrojmë siç kanë qëndruar, duke i treguar vendin oligarkisë. Nuk ka dyshim se oligarkia Rama-Meta po bën dhe do bëjë dëme të mëdha.

Varfëria, papunësia një rritje, janë pasqyra më e saktë e kësaj oligarkie. Fati i saj është dështimi i sigurt, humbja dhe shporrja. Rama dhe Meta duan të qeverisin si çifligar, por kjo nuk mund të ndodh. Në këtë mospërputhje, në këtë papajtueshmëri organike qëndron ngërçi. Për të realizuar këtë ëndërr të tyre, duhet të prishin themelet e demokracisë. Ne as i kemi soditur dhe as do i përcjellim duarkryq, por do i denoncojmë dhe ditë për ditë, e orë për orë.”- shtoi kryetari i PD-së, Basha.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment