Serbi, lajmet e rreme janë shndërruar në një politike shtetërore


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Ka javë që serbët dalin në rrugë me dhjetra mijëra, për të protestuar kundër presidentit të gjithëpushtetshëm, Aleksandar Vuçiç. Ata që protestojnë janë një grup i përzier. Flamujt që shihen, janë serbë dhe ruse. Po ashtu shihen flamuj me ngjyrat e ylberit, si dhe pllakata kundër shtypjes së lirisë, manipulimeve në zgjedhje dhe nepotizmit. Kjo është sfida më e madhe që ka pasur ndonjëherë Vuçiç, i cili drejton vendin ballkanik me dorë të hekurt, prej 7 vitesh.

Ish “skifteri” nacionalist, synon sot të drejtojë vendin e vet drejt BE. Shumë njerëz, besojnë madje se ai do i japë fund konfliktit dhjetëravjeçarë me ish provincën serbe të Kosovës, të cilin Beogradi nuk e njeh si shtet të pavarur.

Një tezë e përhapur në Serbi, thotë se me lëshimet që bën për Kosovën, Vuçiç është duke e blerë heshtjen e BE-së, për gjendjen në politikën e brendshme në Serbi. Ai e saboton apo dëmton konkurencën politike, edhe duke përdorur mediat. Përveç një kanali televiziv kabllor dhe disa revistave të përjavshme, edhe mediat kryesore herë përkëdhelin presidentin e tyre, dhe herë të tjera godasin kritikët e tij.

Më pak thashetheme, më shumë nxitje për urrejtje

Nëse kërkon të informohesh mbi protestat aktuale në gazetat më të mëdha të Beogradit, është një mund i kotë. Në to nuk flitet aspak për pakënaqësinë e madhe që gjallon në vend. Gazetat bulevardeske besnike të qeverisë, raportojnë vetëm për një “grup anarkistësh që urrejnë çdo gjë”, të paguar nga opozita për të prishur atmosferën në vend.

Statistikat e reja, flasin për gjendjen e rënuar të medias serbe. Sipas të dhënave të blogut të pavarur mediatik, “Raskrikavanje”, 3 gazeta (Informer, Srpski telegraf, dhe Alo) kanë publikuar 370 gënjeshtra vitin e kaluar, gënjeshtra që janë publikuar në faqen kryesore.

Ndërkohë, 265 herë është njoftuar për luftë ose konflikte. Po ashtu është sugjeruar se presidenti rus Putin do ishte i gatshëm “të mbronte Kosovën, sikur ajo të ishte ruse”. Shqiptarët e Kosovës dhe kroatët mezi presin të hidhen në luftë, dhe është maturia dhe trimëria e presidentit serb, ajo që vazhdon të mundësojë paqen, thotë refreni i këtyre mediave.

“E veçanta e Serbisë, është që gazetat bulevardeske atje, kanë pak prezencë të figurave kryesore. Ato janë shumë më tepër gazeta që ngjallin urrejtjen, që në emër të qeverisë dhe opozitës kthejnë në tabelë qitjeje kritikët”-thotë Vesna Radojevic, redaktore e “Raskrikavanje”.

Një nga artikujt e shumtë, është njoftimi për gjoja atentatet e planifkuar kundër presidenti Vuçiç, siç ka raportuar nga DË në korrikun e vitit 2018. Mediat raportoin se 8 vrasës prisnin para shtëpisë së tij, ndërsa një herë tjetër një teori konspirative thoshte se CIA, M16, opozita serbe dhe kroatët synonin të vrisnn presidentin.

Në këtë mënyrë shtypi imiton skenat biblike, – Vuçiç është David në luftë kundër Goliatit, thotë sociologu Jovo Bakiç, nga Fakulteti filozofik i Beogradit. “Vuçiç prezantohet si një politikan i dobët, por guximi i tij është i madh, kështu që ai fiton mbi gjithë fuqitë komplotuese”.

Besnikëria shpërblehet

Megjithëse drejtësia në Serbi, ndodhet nën një ndikim të madh të qeverisë së tij, mediat e afërta me qeverinë, duhet të paguajnë gjobat. Kështu për shembull, “Informer” u detyrua t’i paguante kryetarit të një partie opozitare 1.500 euro, sepse gazeta kishte informuar gabimisht se politikanët shpenzojnë shumë para në vendet më të bukura turistike të Kroacisë.

Por proceset gjyqësore janë të vështira, dhe niveli i gjobave është i papërfillshëm përkundrejt përfitimit. Sepse besnikëria shpërblehet me zemërgjerësi të madhe, thotë gazetarja Radojeviç.

Kjo do të thotë jo vetëm jepen para për mediat nga buxheti i shtetit, por edhe reklama të shumta të kompania shtetërore, sipër shembull Telekom Serbia. “Nxitja e urrejtjes, financohet me paratë e taksapaguesve”- shprehet Radojeviç për DË.

Hipokrizi në skenën ndërkombëtare

Në muajin dhjetor, manjati i mediave Sërgjan Milivojeviç, i lidhur me partinë e Vuçiçit, bleu një nga konsorciumet më të mëdha mediatike të vendit për 180 milionë euro. Disa javë më parë, Milivojeviç ia kishte shitur Telekomin me aksione edhe shtetërore një kompanie të telekomunikacionit për 190 milionë euro, me 4-fishin e vlerës reale, thonë ekspertët.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) nuk i pranon akuzat për manipulim, duke thënë se kemi të bëjmë me ekonomi private dhe media të lira, të cilat kanë të drejtë të raportojnë si të duan bilancet e tyre.Pjesëmarrja e Vuçiçit në seminarin “Liria e shtypit  në krizë”, në forumin ekonomik të Davosit, shkaktoi habi dhe tallje nga ana e kritikëve të tij në Serbi. “Unë nuk jam është shumë krenar për gjendjen e mediave në Serbi, por po përpiqem të bëjë maksimumin”- tha Vuçiç në forum.

Kur e shihje në atë aktivitet të krijohej përshtypja, se nuk kemi të bëjmë me të njëjtin person, që poshtëron publikisht gazetarët kritikë në Serbi, duke i etiketuar ata si agjentë të huaj. Prandaj, një nga kërkesat kryesore të demostruesve në Beograd, i drejtohej televizionit publik shtetëror, RTS, që të transmetojë të paktën 5 minuta raportime nga protestat.

RTS i ka injoruar deri tani protestat, duke mos informuar për asgjë, ose duke folur shumë shkurt për to. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e praninë e demostruesve, sepse çdo të shtunë një kolonë protestuesish prej dhjetëra mijëra pesonazh, kalon para godinës së televizionit.

“DW”

Submit a comment