Schockenoff: Shqipëria vend të rëndësishëm në BE

xaKryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me nënkryetarin e grupit CDU/CSU, Andreas Schockenoff. Në një deklaratë të përbashkët për mediat Schockenoff e cilësoi marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria një përparim të rëndësishëm.

Por ai theksoi se për të ecur më tej në rrugën e integrimit në BE nevojitet bashkëpunim mes të gjitha palëve. Sipas Schockenoff afrimi me Bashkimi Evropian nuk është çështje e vetëm një partie.

“Statusi i kandidatit është një përparim shumë i madh, një sukses i Shqipërisë, një vazhdim i punës gati 10 vjeçare që është kryer nga pala shqiptare. Ne kemi diskutuar bashkërisht edhe për një strategji të Partisë Demokratike për të ecur hap pas hapi në rrugën për të arritur objektivat në integrimin Shqipërisë në BE. Ne do vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen bashkërisht edhe në aspektin e partive edhe të grupeve parlamentare.

Marrja e statusit do të thotë që duhet vazhduar lufta për modernizimin vendit, arritjen e objektivave, deri në hapjen e negociatave, e kam fjalën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të thoja se afrimi drejt BE nuk është çështje e vetëm një partie por e të gjithë shqiptarëve që duhet të punojnë bashkërisht për këtë.- deklaroi Schockenoff.

Më tej ai theksoi se Partia Demokratike dhe CDU/CSU do të thellojnë bashkëpunimin duke ngritur grupe pune konkrete. Schockenoff u shpreh se nëse bëhet fjalë për vendime të Gjykatës Kushtetuese këto të fundit nuk mund të diskutohen politikisht por vetëm të zbatohen. “Kam ardhur për të folur me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe udhëheqësin e PD-së për ta thelluar këtë bashkëpunim sikurse e kemi pasur edhe më parë në vitet e shkuara kur ka qenë në qeveri. Këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Është e qartë që të gjithë demokratët kur bëhet fjalë për një debat politik, të respektojnë rregullat e lojës dhe të punojnë të gjithë bashkë për një qëllim të përbashkët. Të gjitha institucionet e pavarura duhet të punojnë, të jenë të pa varura dhe të respektojnë rregullat. Kushtetuta rregullon të gjitha veprimet, bashkëpunimin, si duhet të punohet. Edhe Gjykata Kushtetuese kur merr vendime nuk ka më vend për debat dhe diskutime politike por duhen respektuar dhe zbatuar. Në debatin e hapur parlamentar ekzistojnë rregulla ku të gjithë duhet të punojnë bashkë të zbatojnë rregullat dhe jo të largohen me dhunë. Sigurisht që njerëzit duke dëgjuar partitë e ndryshme duhet të krijojnë një ide lidhur me programet që kanë partitë.

Politika dhe jeta parlamentare nuk janë një qëllim në vetvete por i shërbejnë qëllimit të madh dhe final që ka vendi. Zoti Basha dhe udhëheqja e re e Partisë Demokratike kanë shprehur një përgjegjësi të lartë për të punuar për vendin që të ecë para në objektivat e caktuara. Ne Kristian Demokratët gjermanë e shohim të rëndësishëm vendin e Shqipërisë në BE, ndaj bashkëpunojmë me partinë motër PD-në e Shqipërisë që objektivat të realizohen sa më shpejtë.”- u shpreh Schockenoff.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment