Sarkozi nga Fb: Rikthehem në politikë! Pritet rikandidimi për President në 2017

SarkoziIsh-presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, ka shpallur rikthimin e tij në politikë përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai tha se do të kandidonte për kryetar të Partisë opozitare Bashkimi për Lëvizjen Popullore, çka shihet nga të gjithë si hapi i parë për rikandidimin e tij për postin e Presidentit në zgjedhjet e vitit 2017.

“Jam kandidat për të qenë President i familjes sime politike”, shkruajti Sarkozi.
Deklarata i jep fund spekulimeve disamujore që flisnin për rikthimin e 59-vjeçarit në politikë.

Zgjedhjet e partisë së tij do të mbahen në nëntor dhe mendohet se ai do të fitojë, pasi shihet si personi i duhur për të nxjerrë Francën nga vështriësitë që po kalon.

Ai nuk u rizgjodh për postin e Presidentit kur u mund nga Hollande në vitin 2012, çka nuk ndodhte në Francë që prej vitit 1981, megjithatë sondazhet tregojnë se tani, Hollande është Presidenti më pak popullor i Francës në kohet moderne dhe Sarkozi ka mundësi të mira për të fituar.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment