Samsung përgatit syzet e mençura Gear Blink

syzePër momentin dihet shumë pak për syzet e mençura të Samsung, Gear Blink, të cilat kompania koreane thuhet se është duke i zhvilluar, për të rivalizuar me ato të Google, Glass.

Megjithatë thashethemet që tani qarkullojnë nga “burime të industrisë” pa emër thonë se Samsung mund të jetë duke u përgatitur për të nisur projektin e saj të ri për syzet e mençura, Gear Blink, të cilat do të shfaqen diku gjatë muajit mars 2015.

Më tej thuhet se syzet e Samsung, Gear Blink do të mbështetetn në sistemin operativ të kompanisë Tizen, ndërsa pritej që Samsung të ofrojë më shumë detaje në panairin e IFA 2014, edhe pse nuk e bëri një gjë të tillë. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment