Samsung Galaxy S6, çfarë është planifikuar?

galaxySipas rezultateve të reja të etapës që me sa duket tregojnë specifikat e një  ndërtimi të smarfonit të ardhshëm, Samsung Galaxy S6 mund  jetë një mjet shumë i fuqishëm. Një smartphone i modelit SM – G925F , i cili më herët është identifikuar si një variant europian Galaxy S6 , është vënë nëpërmjet modelit AnTuTu, rezultati është bërë publik nga website kinez CNMO. Këto rezultate na bëjnë të kuptojmë se çfarë  smartfoni do të jetë Samsung Galaxy S6.

Sipas standardeve Galaxy S6 do të vijë me një 1.8GHz Samsung Exynos 7420 okta – core processor – i cili nuk ka qenë i përdorur më parë nga Samsung – së bashku me 3GB RAM dhe 32GB memorie. Sipas specifikimeve, do të vij me  Android 5,0. Ekrani do të jetë 5,5 – inç me 2560 x 1440 rezolucion dhe duket do të ketë edhe një kamera front – 5MP dhe një kamera  fotografike të  pasme 20MP. Kjo është e gjitha e  konfirmuar, nuk e dimë nëse është vetëm model ose ndoshta një prototip si fillim, Kjo na jep një ide per Samsung Galaxy S6 para se të dalë në treg.

Përktheu: Alesandro Abdiaj

Submit a comment