Samsung Galaxy Note 4, telefoni inteligjent me ekranin më të mirë

galaxy“DisplayMate” e ka vlerësuar Samsung Galaxy Note 4 si një nga telefonat inteligjentë me ekranin më të mirë në treg.

Kompania me famë botërore e specializuar në testimet e ekraneve, “DisplayMate”, thekson se ekrani 5,7 inç i Note 4 ka rezolucion 2560 x 1440 pikselë dhe densitet 518 pikselë për inç.

Nga testet e kryera, kjo kompani nxorri përfundimin se ekrani i Galaxy Note 4 është më i miri në treg, madje është më i mirë se ekrani AMOLED tek Galaxy S5 dhe Galaxy Tab S.

Galaxy Note 4 ka marrë pikë të larta për saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin, shikimin e ekranit në kushte të larta ndriçimi dhe për efikasitetin e energjisë së ekranit. Ky telefon inteligjent ka ngjyrat më të sakta nga të gjitha telefonat inteligjentë dhe tabletat, që kompania në fjalë ka testuar.

Ky telefon ka ekranin me rezolucionin më të lartë në treg, pothuajse sa dyfishi i një televizori HD modern, por edhe ekranin më të mprehtë ndërmjet telefonave inteligjentë, që janë aktualisht në shitje.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment