Samsung Galaxy Note 4 në treg më 17 tetor

note 4Galaxy Note 4 do të dalë në shitje në të gjitha dyqanet amerikane më 17 tetor, duke u dhënë kështu mundësi blerësve të krahasojnë këtë telefon të ri inteligjent të Samsung-ut me iPhone 6 Plus të Apple-it. 

Telefoni Galaxy Note 4 ka ekran 5.7 inç Super AMOLED me rezolucion 2560 x 1440 pikselë, kamera të pasme 16 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve, ndërsa kamera ballore është 3.7 megapikselë me hapje f1.9. Ai vjen edhe me stilolapsin teknologjik S Pen të Samsung-ut. 

Note 4 nuk është rezistent ndaj ujit ashtu si Galaxy S5, po ka veçori të tjera më të mira. Bateria është me kapacitet 3,220mAh me teknologjinë “Ultra Power Saving Mode” të Samsung-ut, dhe mund të furnizohet nga 0% në 50% për rreth 30 minuta. Softueri është përditësuar me veçoritë e reja të S Pen, që kanë përmirësuar ndjeshmërinë në ekran. 

Samsung Galaxy Note 4 do të vijë me lidhjen 6 LTE, kështu do të jetë shumë i shpejtë. Ai përmban procesorin Snapdragon 805 me shpejtësi 2.7GHz dhe 3GB RAM. Do të ketë edhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ky telefon vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë, ngjyrë ari dhe rozë. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment